Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Serbia duhet të ketë kujdes në rast se ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Plenkoviq ka këshilluar Serbinë pas anulimit të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Beograd.
“Nuk është koha për ulje në dy karrige. Serbia duhet të përcaktohet në rast se ka ambicie për BE”, ka thënë Plenkoviq, përcjellin mediat kroate e serbe të hënën. “Serbia duhet të ketë kujdes cilën anë e zgjedh”.
Vizita e Lavrovit u anulua pasi shtetet e rajonit, si Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit me Lavrovin në bord.
Lavrov ishte planifikuar të vizitonte Beogradin më 7 qershor.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka pranuar të sanksionojë Rusinë për agresionin në Ukrainë.
-
Plenkoviq në Tiranë: Serbia të mos ulet më në dy karrige
-
Gjermania paralajmëron Vuçiqin për Rusinë: S’mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht
-
Plenkoviq: Ajo që ndodhi në Banjskë të mos kalojë pa reagim nga BE-ja
-
Plenkoviq: Duhen shtensionim dhe zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse në veri të Kosovës
-
Ministri serb falënderon Putinin dhe krenohet që Serbia nuk i vuri sanksione Rusisë