Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Krizë në Argjentinë, qytetarët kërkojnë ushqim dhe vende pune

Mijëra argjentinas dolën rrugëve të Buenos Airesit të shtunën për të protestuar kundër varfërisë dhe mungesës së vendeve të punës, që përjetoi vende si pasojë e koronavirusit. Organizatat që merren me çështjen e papunësisë drejtuan protestën, që nisi në një kishë në perëndim të kryeqytetit.

"Unë vijë në emër të njerëzve që nuk kanë punë. Vëllai im, fqinjt e mi dhe shumë njerëz që i shihni duke luftuar kudo", i tha Reutersit Nestor Pluis, 41-vjeçar. Protestat u zhvilluan gjithashtu edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë qytetin e dytë të Argjentinës, Cordoba dhe Mendoza.