Ka qenë pjesë e pandashme e jetës politike në Gjermani për 16 vjet. Mirëpo tani, stabiliteti politik që e ka gëzuar vendi për aq kohë të gjatë nën drejtimin e Angela Merkelit po merr fund, teksa po përgatitet të largohet nga pozita e kancelares.
Në një raport special, televizioni amerikan CNN shkruan se deri në muajt e fundit konsensusi ishte se pavarësisht dorëheqjes së Merkelit dhe mundësisë që pasardhësi i saj të garojë në zgjedhjet federale të shtatorit, Unioni kristiandemokrat kancelares dhe partia simotër, Unioni kristian socialdemokrat në Bavari, do të ishin forcë dominuese në politikën gjermane.
“Gjatë javës së kaluar, një sondazh befas vendosi partinë e gjelbër para CDU-së me një dallim prej shtatë për qind”, vlerëson CNN-i.
Sondazhet e mëvonshme gjithashtu kanë vendosur të Gjelbrit përpara partisë së Merkelit në “Pyetjen e së dielës”, sondazh i përjavshëm që ndjek mendimin e gjermanëve se si do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele.
Përkundër këtij vrulli të të Gjelbërve, vlerëson CNN-i, pak njerëz presin ndonjë ndryshim rrënjësor të politikës në Gjermani, pasi CDU-ja ka miratuar shumë politika të gjelbra në vitet e fundit dhe të Gjelbrit janë zhvendosur në krahun e djathtë për t’u bërë parti centriste.
Edhe
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
Gjermania, si shteti më i pasur dhe më i madh përbrenda bllokut përçon ndikim të madh në drejtimin e përgjithshëm të projektit evropian.
Nën Merkelin, Gjermania ishte plotësisht mbështetëse e agjendës së BE-së dhe herë pas here tregonte peshën e saj duke bllokuar disa propozime.
“Pavarësisht se partia me sa duket kishte pak oreks për të bërë ndryshime rrënjësore brenda BE-së, një fitore e partisë së Gjelbër në Gjermani do të shënonte një fund simbolik të një epoke në Bruksel”, vlerëson CNN-i në analizën për Merkelin dhe të ardhmen e Gjermanisë pa pushtetin e saj.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës po duken larg prej të sigurtave për Emmanuel Macronin. Sondazhi i “Politicos” për synimet e votimit të vitit 2022 e vendos Marine Le Pen, politikanen e djathtë ekstreme, një pikë përpara Macronit.
Partia e saj doli në krye të zgjedhjeve të fundit evropiane dhe qartë po kërcënon Macronin që po zhvendoset drejt Le Penit për çështje të tilla si imigrimi dhe është akuzuar për islamofobi në lidhje me komentet e tij të fundit ndaj luftës kundër radikalizmit.
“Kushdo që ka kaluar kohë në Bruksel e di se nëse doni të kryeni punë në Evropë, duhet të keni përkrahjen e francezëve dhe gjermanëve. Një qeveri e të gjelbërve dhe CDU-së në Gjermani dhe presidenca e Le Penit në Francë mund ta bëjnë këtë jashtëzakonisht të vështirë”, vlerëson CNN-i.
Edhe
Konservatorët e Merzit bien në sondazhe pas të djathtës ekstreme AfD
“Është vështirë të shohësh se si një Gjermani progresive, me forcë pro-BE-së dhe një Francë nacionaliste do të ishin në gjendje të binin dakord mbi çështje të mëdha siç janë politika jonë e përbashkët për Kinën dhe Rusinë”, thotë një diplomat evropian.
Le Pen është e njohur për lidhjet me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe mund të bëhet problem nëse ajo shërben si bllokadë e përpjekjeve evropiane për t’i dënuar sjelljet e këqija të Rusisë në Ukrainë, në keqtrajtimin e figurave opozitare dhe në agresionin e saj të gjerë në të gjithë botën.
Më shqetësuese për integrimin evropian, Le Pen nuk dëshiron të imitojë Mbretërinë e Bashkuar me një “Frexit”, por së bashku me nacionalistët të marrë kontrollin e problemit përbrenda.
Ka shumë politikanë të tillë të shpërndarë në të gjithë bllokun dhe një nacionaliste që fiton presidencën franceze do të ishte fitorja e tyre më e madhe që nga zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së në vitin 2016.
Politika evropiane po ndryshon më shpejt sesa në Bruksel janë të gatshëm ta pranojnë.
Edhe
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
Edhe në rast të fitores së CDU-së dhe Macronit, struktura politike në Bruksel duhet të pranojë që oreksi për diçka ndryshe ka nisur të krijohet për një kohë të gjatë.
Nëse nuk përgatitet në mënyrë adekuate, mund të zbulojë që miqtë e vjetër në Paris dhe Berlin ndalojnë të jenë aq respektues ndaj një stili të udhëheqjes që është gjithnjë e më jo tërheqës për votuesit e tyre.