Në Kunri, në rrethin Umarkot të provincës Sind të Pakistanit, punëtori i fermës Mevaram është i shqetësuar për të ardhmen e familjes së tij. Të mbjellat janë goditur rëndë nga temperaturat përvëluese dhe mungesa e shiut.
“Problemi më i madh këtu është ai i ujit”, thotë Mevaram, që ka pesë fëmijë. “Unë punoj në ferma, por ka pak punë në ferma sepse të mbjellat janë shkatërruar nga vapa dhe mungesa e ujit". Ka thënë se nuk ka ujë as për shpendët dhe kafshët shtëpiake.
Kunri quhej kryeqyteti i specit të kuq të Azisë, por prodhimi ka rënë vazhdimisht me kalimin e viteve. Edhe këtë vit, nxehtësia ekstreme ka prishur specat djegës para se punëtorët t'i mbledhin. Ambientalistët thonë se mungesa e ujit së shpejti mund të çojë në zi buke në vend.
-
Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
Banorët e Arbërisë ankohen për reduktime uji, KRU "Prishtina": Shkak turbullirat në burimin e ujit
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Më shumë se 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan