Linja ajrore “Pakistan Airlines” ka marrë kritika të shumta për publikimin e një reklame që tregonte aeroplanin që fluturonte drejt Kullës Eiffel, shkruan BBC.
Reklama kishte për qëllim të promovonte rifillimin e fluturimeve të “Pakistan Airlines” drejt kryeqytetit francez dhe kishte mbishkrimin “Paris, ne po vijmë sot”.

Disa përdorues të mediave sociale vunë në dukje ngjashmërinë e reklamës me sulmet terroriste në SHBA më 11 shtator 2001.
“A është kjo një reklamë apo një kërcënim?”, shkroi një përdorues në “X”. Një tjetër bëri thirrje që kompania ta pushonte nga puna shefin e marketingut.
Fotoja është parë më shumë se 21 milionë herë në “X” që kur u publikua javën e kaluar dhe ka shkaktuar reagime të mëdha.
Kryeministri Shehbaz Sharif ka urdhëruar hetim për këtë çështje, ndërsa zëvendëskryeministri Ishaq Dar e ka kritikuar gjithashtu reklamën.
Edhe
Kosova nderon viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA
Në sulmet e 11 shtatorit në SHBA, aeroplanët u përplasën në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York dhe Pentagonit në Uashington DC, duke vrarë afro 3 mijë njerëz.
Organizatori i dyshuar i sulmeve, Khalid Sheikh Mohammad, u arrestua në Pakistan në vitin 2003.
Osama bin Laden, lideri i rrjetit ekstremist al-Kaeda që planifikoi sulmet, u vra nga trupat amerikane në Pakistan në vitin 2011.
-
Dubai lanson një skemë stimuluese 800 dollarëshe për të tërhequr sërish turistët
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan
-
17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave
-
Ndërmjetësit mblidhen në Pakistan për bisedime mbi fundin e luftës me Iranin