Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kritika të rrepta Trumpit për tërheqje nga Marrëveshja klimatike

Presidenti amerikan Donald Trump në biseda telefonike me liderët e Gjermanisë, Francës , Britanisë së Madhe e Kanadasë, e ka sqaruar vendimin e vet për të tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, Trump ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, me kryetarin francez Emmanuel Macron, me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe me kryeministren britanike Theresa May.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump i “ka bindur liderët se Amerika është e përkushtuar ndaj aleancë transatlantike dhe se do të forcojë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor“, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, përcjell al jazeera.

Drejtori i ekzekutiv i firmës Tesla Elon Musk dhe ai i kompanisë Walt Disney Robert Iger të enjten kanë thënë se do ta braktisin trupin këshillues në Shtëpinë e Bardhë pasi Trump njoftoi se shteti i tij do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

„Ndryshimet klimatike janë evidente. Braktisja e Parisit nuk është e mirë për Amerikën ose botën“, ka shkruar në Twitter Musk, themelues i kompanisë për prodhimin e automobilave elektrikë. Ai është anëtar i Forumit të Trumpit për strategji e politikë si dhe i Këshillit për vende pune në prodhim.

Iger në Twitter ka shkruar se “ka dhënë dorëheqje për shkak të parimit“.

Paraprakisht Italia, Franca e Gjermania, me një kumtesë të përbashkët, kanë thënë se u vjen keq për vendimin e Trumpit dhe kanë hedhur poshtë sugjestionin e tij se pakti global do të mund të revidohet.

Presidenti francez, Macron po këtë „në këmbimin e drejtpërdrejtë të mendimeve” ia kishte thënë Trumpit mbrëmë gjatë bisedës pesë minutëshe.

„Mendojmë se Marrëveshja që u arrit në Paris në vitin 2015 është e pakthyeshme dhe besojmë shumë se ajo nuk mund të rinegociohet , sepse ajo është mjet vital për planetin tonë, shoqërinë e ekonominë“, shkruan në kumtesën të cilën krahas Macronit e kanë nënshkruar edhe Paolo Gentiloni e Merkel.

Liderët e tri vendeve europaine i kanë ftuar të gjithë aleatët e vet, përcjell koha.net, të përshpejtojnë përpjekjet në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kanë theksuar se do të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar vendet në zhvillim që t’iu përshtaten kundër këtyre ndryshimeve.

Liderë botërorë mendojnë se tërheqja e SHBA-së është e dëmshme për të ardhmen e fëmijëve.

Ky vendim nuk do ta ndalojë veprimet për t’u zgjidhur njëri nga problemet më serioze me të cilin ballafaqohet planeti ynë, kanë thënë krerë politikë, shkencëtarë, aktivistë e profesionistë të tjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guterres „mbetet i bindur qytetet amerikane, shtete dhe qarqet afariste do të punojnë në pakësimin fosileve djegës“.

Mitt Romney, kandidati republikan për Shtëpi të Bardhë, ka than se bëhet fjalë për „statusin e Amerikës si lider botëror“.

Kryeministri kinez Li Keqiang ka theksuar se shteti i tij do të përmbushë detyrimet e veta.

„Po, natyrisht, duam që këtë ta bëjmë në bashkëpunim me të tjerët“, ka shtuar ai.

Krerët e Bashkimit Europian kanë qenë pak më të rreptë. Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker vednimine Trumpti e ka vlerësuar “gabim të rëndë“.

„Ky vendim është gabim i rëndë “, ka shkruar ai Twitter në anglisht e gjermanisht.

Kryeministri italian Gentiloni ka ftuar të enjten që bota të mos ndalojë.

„Nuk guxojmë të tërhiqemi ... Italia është detyruar të pakësojë emetimet, të ripërtërijë burimet e energjisë“, ka shkruar Gentiloni në Twitter.

Deri më tash 147 shtete e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Parisit.