Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini thotë se s’ka rezultate nga hetimi për vdekjen e Navalnyt

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ende s’ka “asnjë rezultat” nga hetimi për vdekjen e opozitarit Alexei Navalnyt.

Ai ka thënë të hënën se hetimi “po kryhet në përputhje me ligjin rus”.

Peskov gjithashtu i ka quajtur të papranueshme deklarimet që akuzonin presidentit rus, Vladimir Putin, për përfshirje në vdekjen e kritikut rus.

“Ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme të bëjmë deklarata të tilla, sinqerisht të neveritshme...Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun tonë të shtetit”, ka thënë Peskov.


“Putini ma vrau burrin”

Image

Yulia Navalnya, bashkëshortja e opozitarit rus, Alexei Navalny, e ka akuzuar liderin rus, Vladimir Putin, se ia ka vrarë burrin, duke thënë se s'do të ndalet së kërkuari drejtësi.

Nëpërmjet një videomesazhi, Navalnaya ka bërë thirrje të hënën që të qëndrojnë pranë saj.

“Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalnyt. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni përkrah meje, ka thënë ajo. Diku në një burg përtej Rrethit të Arktikut, Putini jo vetëm që e vrau Navalnyn si person, por donte të vriste edhe shpresën tonë, lirinë, të ardhmen. Ne e dimë saktësisht pse Putini e vrau Alexein. Ne do të tregojmë së shpejti. Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexein dhe për veten është të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm