Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata ruse hedh poshtë një padi të nënës së Navalnyt

Një gjykatë ruse e ka hedhur poshtë një padi të bërë nga nëna e Alexei Navalnyt, ka bërë të ditur të enjten fondacioni i tij.

Lyudmila Navalnaya kishte paraqitur padi për kujdes jo të mirë shëndetësor, në koloninë penale në Arktik, ku djali i saj po mbahej kur vdiq, raportoi BBC.

Gjatë njoftimit për vdekjen e tij muajin e kaluar, zyrtarët e burgut kishin deklaruar se ai ishte duke shëtitur kur kishte filluar të ndihej keq, dhe se pavarësisht ofrimit të ndihmës mjekësore, ajo nuk shpëtoi.

E veja e tij, Yulia Navalnaya ka deklaruar se bashkëshorti i saj është vrarë me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Për vjet të tëra, Navalny ka qenë rivali dhe kritiku më i madh i Putinit. Në vitin 2022 ai ishte dënuar me 19 vjet burgim, me akuza që janë parë si të motivuara politikisht.

Edhe Një vit nga vdekja e Navalnyt, e veja e tij akuzon Putinin për fshehjen e së vërtetës Botë Një vit nga vdekja e Navalnyt, e veja e tij akuzon Putinin për fshehjen e së vërtetës

Ekipi i tij tha se Navalny kishte ngritur paditë e tij për dështimin e ofrimit të kujdesit mjekësor shumë herë gjatë tre viteve që ai kaloi në burg, por të gjitha u mohuan.

Edhe Yulia Navalnaya ka reaguar pas refuzimit të padisë, duke thënë në X se çështja u pushua për të shmangur transmetimin e provave në gjykatë për vdekjen e bashkëshortit të saj të ndjerë.