Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini po “pret” indikacione për politikat e Trumpit ndaj Rusisë

Rusia me “durim” është duke pritur indikacionet në lidhje me kursin e ardhshëm të politikës së Uashingtonit ndaj Moskës.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, u ka thënë gazetarëve se Kremlini ka “dëgjuar deklarata të ndryshme nga presidenti Donald Trump”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi plot durim dhe po presim për ndonjë veprim që do të pasojë këto deklarata, të cilat do të na mundësonin ne që të kuptojmë.... perspektivat e raporteve tona dypalëshe”, ka thënë Peskov.

Deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit vijnë një ditë pasi presidenti Donald Trump mbajti fjalim para Kongresit amerikan, ku shpalosi planet e administratës së tij.

Gjatë këtij fjalimi, Trump nuk e ka përmendur Rusinë me emër.

Ai në fjalimin e tij tha se “Amerika është e gatshme të bëj miq të rinj, dhe të krijojë partneritete të reja, ku interesat e përbashkëta janë të përafërta”. Kjo deklaratë po shihet si referencë e mundshme e zotimeve të bëra të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, ku ai ka kërkuar marrëdhënie më të mira me Moskën.

Peskov ka thënë se Kremlini nuk është i befasuar që Trumpi nuk përmendi në mënyrë specifike marrëdhëniet me Moskën gjatë fjalimit para kongresit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, natyrisht se punon për interesat amerikane dhe presidenti jonë (Vladimir) Putin, punon për interesat ruse. Kjo është normale”, është shprehur ai.