Botë

Kremlini: Armatimi nga Perëndimi s’do të ndryshojë asgjë në Ukrainë

Kremlini ka paralajmëruar se tanket perëndimore do të krijojnë pak ndryshim në terren ndërsa lufta e Ukrainës për të zmbrapsur pushtimin rus vazhdon.

Derisa liderët e mbrojtjes nga më shumë se 50 vende po zhvillojnë një takim në Gjermani, presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, ka bërë thirrje për mbështetje të shpejtë ushtarake nga aleatët e Ukrainës, raportoi BBC-ja.

Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi aleatët perëndimorë të Ukrainës se i përmbahen "iluzionit dramatik" të suksesit të mundshëm të Ukrainës në fushën e betejës.

"Nuk duhet ekzagjeruar rëndësia e furnizimeve të tilla për sa i përket aftësisë për të ndryshuar diçka. Kjo do të shtojë probleme për Ukrainën, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë në drejtim të avancimit të palës ruse në rrugën drejt arritjes së qëllimeve të saj”, u ka thënë gazetarvë Peskov, uke iu referuar premtimeve të artilerisë nga aleatët perëndimorë.