Kremlini e ka vlerësuar si të gabueshme qasjen e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, se Rusia është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane.
Madje, Moska e akuzoi demokratin për përhapje të urrejtjes kundër Rusisë. Komentet janë shprehur vetëm një javë para se Bideni të përballet me presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa po prin në anketime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska assesi nuk pajtohet me vlerësimin e Bidenit. Ai ka shprehur keqardhje për siç ka thënë përhapje të urrejtjes kundër Federatës Ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportet e Rusisë me SHBA-në pësuan rënien më të madhe pas Luftës së Ftohtë, kur më 2014, shteti rus e aneksoi Krimenë nga Ukraina. Atëherë, Bideni ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas. Raportet u përkeqësuan edhe më shumë kur inteligjenca amerikane konfirmoi se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në favor të Trumpit.