Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koxias: Greqia e mbështet unitetin e Maqedonisë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias mbrëmë dërgoi paralajmërim kundër atyre të cilët “mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizkm të Ballkanit” dhe ndërrim të kufijve. “Greqia, dhe kjo, gjithashtu, ka të bëjë me fqinjin tonë verior – është fuqimisht në dobi të stabilitetit të rajonit. Ne jemi fuqimisht në dobi të unitetit të tërësisë së Maqedonisë, ne jemi të vetmit të cilët madje as sot nuk përzihen në punët e saja të brendshme, dhe ne do ta mbrojmë ekzistimin e saj”, transmeton KOHA deklaratën e tij.

Sipas Koxias, “tani jemi në erën ku ka stabilitet, e cila kërkon stabilitet në rregullat ndërkombëtare dhe në zbatimin e raporteve ndërkombëtare, por para së gjithash, kërkohet respekt i madh ndaj kufijve”, lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA. Shefi i diplomacisë greke, mes tjerash, e deklaroi në fjalim gjatë prezantimit të librit të ish-ministrit të PASOK-ut, Nikos Sifunakis për historinë e komunitetit grek në ishujt turq Gjukçeada (greqisht i njohur si Imvros) dhe Bozkaada (i njohur si Tenedos).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo