Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi vë në karantinë komandantët e ushtrisë së SHBA-së

Top-liderët ushtarak të SHBA-së janë duke u vetizoluar pasi numri dy i Rojave Bregdetare të SHBA-së është testuar pozitiv me koronavirus, kanë njoftuar zyrtarë të Pentagonit të martën, raporton agjencia Reuters.

Roja Bregdetare ka njoftuar të martën se admirali Charles Ray, zëvendës-komandat i Rojës Bregdetare, është testuar pozitiv me koronavirus të hënën. Ray ka marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë të ushtrisë së SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe gjeneralin Mark Milley.

“Gjithë kontaktet e ngushta nga ato takime janë duke u vetizoluar dhe janë testuar këtë mëngjes. Asnjë kontakt nga Pentagoni nuk po shfaq simptome nuk kemi teste pozitive tjera në këtë kohë”, është thënë nga Pentagoni, raporton agjencia Reuters.