Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi rrezikon të sjellë destabilitet në kufijtë e Evropës

Për Evropën, shoku i brendshëm ekonomik i krijuar nga koronavirusi pritet të përcillet nga ai i jashtëm i sigurisë për shkak të kolapsit ekonomik në fqinjësi.

Për shumë arsye, fqinjët jugorë dhe lindorë të Evropës janë të kërcënuar nga skenari shkatërrimtar.

Me kolaps ekonomik mund të përballen Turqia, Ukraina, Egjipti dhe Maroku, meqë nuk përfitojnë prej nismave botërore, si ndihma e lehtësime prej programeve të borxhit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që merret më shumë me shtetet më pak të zhvilluara.

Megjithatë, mungesa e burimeve të brendshme për të shmangur me sukses recesionin e thellë është shqetësim në vete. Aversioni në ngritje në tregjet globale ka tkurrur opsionet e ngritjes së borxheve. Mirëqenia ekonomike është minuar nga rënia ekonomike e lidhur direkt me koronavirusin, duke shtuar frikën për dislokim ekonomik dhe destabilitet politik, raporton KOHA.

Qëndrueshmëria ekonomike e fqinjëve të Evropës qartazi është në rrezik. Një burim goxha i madh për fqinjët jugorë e lindorë të Evropës është turizmi.

Edhe Koronavirusi rrezikon të sjellë destabilitet në kufijtë e Evropës Botë Koronavirusi rrezikon të sjellë destabilitet në kufijtë e Evropës

Më 2018, të hyrat nga turizmi si hise e përgjithshme e eksporteve të përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve arritën deri në 41 për qind në Jordani dhe 25 për qind në Egjipt, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit. Fqinjët e Evropës pritet të pësojnë rënie dhe të përballen me vështirësi të mëdha për shkak të prishjes së baraspeshave tregtare në eksporte.

Madje, pritet të ketë edhe falimentime në fusha të caktuara tregtare. Fqinjët e Evropës do të jenë në mesin e shteteve më të prekura nga rënia e vazhdueshme e kërkesës së konsumatorit në Evropë, duke pasur parasysh varësinë e madhe nga tregu i kontinentit evropian.