Virusi vdekjeprurës nga Kina, po përhapet shumë më shpejt nga sa mendohej, ka paralajmëruar vetë presidenti i Kinës, pas mbajtjes së një takimi urgjent të qeverisë, transmeton KTV.
“Shteti është duke u ballafaquar me një situatë të rëndë”, ka thënë presidenti kinez, Xi Jinping.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tash, koronavirusi ka lënë të vdekur 56 persona derisa mbi 2 mijë llogariten të infektuar që nga zbulimi i rastit të parë para dy javësh në Vuhan.
SHBA-ja ka njoftuar se stafi i konsullatës në qytetin-qendër të epidemisë do të evakuohet.
Në të gjitha qytetet e Kinës, udhëtarëve po u kontrollohet temperatura e trupit dhe po kërkohen shenja të gripit.