Më shumë se 6.5 milionë vende pune mund të humben si pasojë e rënies ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të izolimit, bazuar në një studim të ri.
Kërkimet nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Essexit, kanë parlajmëruar se kjo mund të jetë çereku i totalit të vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Independent.
Akomodimet dhe shërbimi i ushqimit parashihen të jenë më të prekurat me 75 për qind të vendeve të punës, rreth 1.3 milionë pozita të humbura, derisa disa sektorë, të referuara si “sektorët tjerë” parashikohet të humbasin 50 për qind.
Rreth 700.000 pozita në transport dhe në sektorin e magazinimit mund të humbasin.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca artificiale kërcënon 8 milionë vende pune në Britani
-
COVID-19 ka shkatërruar 22 milionë vende pune në vendet e zhvilluara
-
SHBA-ja gjeneron më pak vende pune sesa pritej
-
Shkon në mbi 100.000 numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19
-
Britania e Madhe i regjistron 316 vdekje të reja nga COVID-19