Teksa është përhapur frika nga koronavirusi nëpër Hong Kong, myshterinjtë kanë humbur apetitin që të darkojnë jashtë shtëpisë.
Në mesin e të prekurve nga rënia në biznes, është Mark Lam që menaxhon rrjetin e restoranteve “Thai” në Hong Kong.
Ai ka thënë se puna ka rënë për 70 për qind shkaku i koronavirusit, transmeton KTV.
Lam ka frikë se situata mund të zgjasë me muaj të tërë. Kjo do të thotë se shumë restorante do të mbyllen shkaku i krizës që mund të shkaktohet.
Përveç restoranteve, krizën e kanë ndier edhe dyqanet më luksoze të Hong Kongut. Pas protestave të dhunshme që kanë vënë në gjumë bizneset, ato tani janë goditur nga përhapja e virusit vdekjeprurës.
Shumë qytete kineze janë bërë qytete fantazmë gjatë këtyre di javëve.
Edhe
Në mes të valës së tretë të koronavirusit, Hong Kongu mbyll edhe restorantet
Qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe bizneseve deri në muajin mars.
Deri më tani nga virusi kanë vdekur 813 persona.