Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi i merr jetën udhëheqësit të Partisë së Pavarur turke

Udhëheqësi i Partisë së Pavarur turke, Haydar Bas ka vdekur këtë të martë nga koronavirusi në moshën 73-vjeçare.

Bas dhe tetë anëtarë të familjes së tij, të cilët rezultuan të gjithë pozitivë me COVID-19, u shtruan në një spital në provincën e Trabzonit.

Fillimisht, ai qëndronte në një spital privat, por u transferua në Trabzon pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Ai është politikani i parë turk që vdes nga koronavirusi, mirëpo nuk është i vetmi i infektuar, raporton Anadolu Agency.