Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 këtë vit

Foto: Reuters

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Turqi është regjistruar si më i larti këtë vit, tregojnë të dhënat zyrtare, dhjetë ditë pasi presidenti Tayyip Erdogan deklaroi lehtësimin e masave kufizuese.

Numri i rasteve në 24 orë të mërkurën është 14,556, që është shifra më e lartë që nga fundi i vitit të kaluar dhe afër dyfishi nga një muaj më parë, shkruan Guardian.

Erdogani deklaroi për hapjen e pjesërishme të shkollave, kafeneve dhe restoranteve, javën e kaluar.

67 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Turqi, duke e çuar totalin në 29,227 të vdekur nga koronavirusi.