Njëqind vjet më parë bota e porsarimëkëmbur nga një luftë globale që pati lënë rreth 20 milionë të vdekur papritmas duhej të përballej me diçka akoma më vdekjeprurëse: shpërthimi i një gripi.
Pandemia që u bë e njohur si gripi spanjoll mendohet të ketë nisur në kampet e vogla dhe të stërngarkuara ushtarake të trajnimit në Frontin Perëndimor, shkruan BBC, transmeton KOHA.
Kushtet jo të mira sanitare – sidomos në llogoret përgjatë kufirit francez – ndihmuan në grumbullimin dhe pastaj përhapjen. Lufta përfundoi në nëntor të 1918-s, por teksa ushtarët u kthyen në shtëpi, duke e marrë me vete edhe virusin, humbja akoma më e madhe e jetëve të njerëzve po shihej në horizont; midis 50 dhe 100 milionë persona besohet të kenë vdekur.
Bota ka pësuar shumë pandemi në vitet pasuese – të paktën tri serioze të gripit – ama asnjë pandemi nuk ka qenë kaq vdekjeprurëse dhe me shtrirje kaq të gjerë.
Dhe tani, derisa bota po reagon ndaj shpërthimit të Covid-19-s, shkaktuar nga një koronavirus i ri, gripi spanjoll shërben si një model për nxjerrje të mësimeve nga sëmundja më fatale e historisë së fundit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)