Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore vazhdon armatosjen me raketa balistike

Foto: Reuters

Koreja Veriore ka vazhduar me serinë e testeve raketore. Sipas ushtrisë jug-koreane, dy raketa janë hedhur në det.

Raportohet se raketat ishin me rreze të shkurtër veprimi.

Shteti i Koresë së Jugut ka deklaruar se raketat janë lëshuar nga provinca Pyongan dhe kanë rënë në Detin e Japonisë.

Që prej fillimit të këtij viti, shteti diktatorial ka nisur me testimin e raketave me rreze të ndryshme veprimi.

Perëndimi këto testime i ka quajtur si veprime të pamatura të Koresë së Veriut në kohën kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.