Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në brigjet lindore të Gadishullit Korean të dielën, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë, raportoi Reuters.
Raketa, e lëshuar nga zona Dongchang-ri në bregun perëndimor rreth orës 11:05 të mëngjesit, fluturoi rreth 800 kilometra përpara se të godiste një objektiv, sipas një deklarate ushtarake të Koresë së Jugut.
Seuli ka dënuar lëshimet e fundit të raketave balistike nga Veriu si një shkelje e qartë e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Menjëherë pas nisjes, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Koresë së Jugut tha se SHBA-ja vendosi një bombardues strategjik B-1B në një stërvitje të përbashkët ajrore, të cilën Seuli dhe Uashingtoni thonë se po e mbajnë për të forcuar parandalimin e zgjeruar.
"Sjellja e Koresë së Veriut kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe është e papranueshme," tha në një konferencë shtypi ministri shtetëror i mbrojtjes i Japonisë, Toshiro Ino, duke shtuar se Japonia ka protestuar ashpër përmes ambasadës së Koresë së Veriut në Pekin.
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pak para kthimit të Trumpit
-
Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike me rreze të gjatë
-
S’ndalet Koreja e Veriut, lanson tjetër raketë balistike
-
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike drejt detit
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani