Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore teston një raketë tjetër, më të madhen që nga viti 2017

Koreja e Veriut ka testuar atë që mendohet se është raketa më e madhe e saj e lansuar që nga viti 2017, raporton BBC.

Raketa thuhet se është me rreze mesatare që arriti në lartësi 2000 kilometra, para se të ulej në Detin e Japonisë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë dënuar këtë lansim, që është testi i shtatë këtë muaj.

Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e armëve balistike e nukleare, dhe i kanë vendosur sanksione të ashpra.

Por, Koreja e Veriut nuk respekton këtë ndalesë dhe lideri Kim Jong-un ka thënë se do të forcojë mbrojtjen e vendit të tij.

Momenti i këtij testi vjen pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin në Kinë dhe po ashtu para zgjedhjeve presidenciale në Kore të Jugut në mars.