Lufta në gadishullin korean mund të jetë në prag. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se gjeneralët e ushtrisë koreanoveriore kanë urdhëruar ushtarët e tyre të përgatiten për atë që konsiderohet si "luftë e pashmangshme". Urdhri është dhënë pas manovrave ajrore të së enjtes nga avionët amerikanë, që bombarduan pranë zonës kufitare të Koresë së Jugut me veriun.
Bombardimet ishin pjesë e stërvitjeve të përbashkëta mes amerikanëve, me koreanojugorët dhe japonezët. Në stërvitje morën pjesë edhe dy avionë amerikanë B-1b të gjeneratës së fundit, që mund të transportojnë edhe bomba bërthamore. Për t'iu bashkuar stërvitjes, avionët u nisën nga ishulli amerikan i Guamit në paqësor, aty ku janë stacionuar aktualisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStërvitjet janë një mesazh i qartë për gatishmërinë e lartë të amerikanëve dhe aleatëve të rajonit për t'u kundërpërgjigjur "me zjarr dhe tërbim" siç tha presidenti amerikan Donald Tramp, ndaj çdo sulmi nga Koreja e Veriut.
Presidenti rus Vladimir Putin reagoi për të parën herë qartazi për tensionet në gadishullin korean. Duke folur para nisjes së samitit të BRIKS-it në Shiamen të Kinës, Putin e konsideroi politikën e presionit mbi Penianin për programin bërthamor si të gabuar dhe të kotë. Për Putinin, zgjidhja e këtij problemi mund dhe duhet të arrihet vetëm në rrugë diplomatike.
Shkak i tensioneve më të fundit është testi raketor i të martës, që kreu Koreja e Veriut. Peniani testoi një raketë me rreze të gjatë veprimi, në gjendje për të transportuar material bërthamor, e cila në trajektoren e saj kaloi mbi Japoni, duke shënuar edhe një rast të paprecedent. Testi u dënua nga të gjitha vendet antare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.