Koreja e Veriut konfirmoi se ka zhvilluar një test të suksesshëm të një rakete balistike ndërkombëtare, një fazë e rëndësishme për të realizuar objektivin e saj për të arritur të kërcënojë SHBA-në me armën bërthamore.
Ky test historik i një rakete “Hwasong-14” u mbikëqyr nga kreu koreanoverior Kim Jong Un, njoftoi televizioni publik koreanoverior.
Raketa e lëshuar sot në mëngjes nga Koreja e Veriut arriti një lartësi prej më shumë se 2 500 kilometrash, njoftoi ministria japoneze e Mbrojtjes, që përkon me karakteristikat e një rakete ndërkontinentale.
Komanda e forcave amerikane për Paqësorin Konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte zhvilluar këtë test të ri dhe njoftoi se bëhej fjalë për një raketë me rreze të mesme