Koreja e Veriut po përballet me mungesë të madhe të ushqimit dhe vetëm për këtë vit ka mungesë të 860.000 tonëve grurë, ka bërë të ditur Organizata për Ushqimi dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara.
Sipas parashikimit të kësaj organizate, vendi mund të përballet me krizë të madhe qysh në muajin e ardhshëm.
Vendi i varfër që përballet me sanksione të shumta ndërkombëtare për shkak të zhvillimit të armëve nukleare, ka kohë që përballet me vështirësi për të ushqyer popullatën.
Vitin e shkuar, pandemia dhe një sërë vërshime shtuan presionin mbi ekonominë në rënie. Ndërkohë që diktatori i këtij vendi, Kim Jong-un, pranoi mungesën e ushqimit në vend.
Parashikohet që Koreja e Veriut këtë vit të prodhojë 5.6 milionë tonë grurë, e kjo është për 1.1 milionë më pak se që është e nevojshme për të ushqyer popullatën. Vendi planifikon të importojë edhe 250.000 tonë, për çka i bie se do të përballet me mungesë të 850.000 tonëve të tjerëve.
Edhe
Shqetësime për urinë në Korenë e Veriut, parashihen vdekje
“Nëse kjo nuk mbulohet me import komercial ose me ndihmë në ushqim, banorët do të përjetojnë krizë të madhe nga gushti deri në tetor”, thuhet në raportin e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara.
Koreja e Veriut gjatë viteve ’90, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, i cili ishte përkrahësi më i madh i këtij vendi diktatorial, pati shpesh mungesë të ushqimit dhe mijëra njerëz besohet se kanë vdekur nga uria. \klix