Koreja e Jugut ka kërkuar falje pas dështimit në lansim të një rakete gjatë stërvitjeve të përbashkëta me SHBA-në, raporton BBC. Ky dështim ka ndezur alarmin në mesin e banorëve në qytetin bregdetar Gangneung.
Ata raportojnë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë zjarr gjatë natës.
Por, Ushtria e Koresë së Jugut, që ka thënë se nuk ka viktima, e ka pranuar incidentin vetëm shtatë orë më vonë.
Lansimi ishte kundërpërgjigje pasi Koreja e Veriut kishte lansuar një raketë mbi Japoninë në orët e hershme të së martës.
Është hera e parë që nga viti 2017 që Pyongyangu ka lansuar raketë mbi Japoninë.
Edhe
Koreja e Veriut lëshon raketë, alarm në Japoni për evakuim
Në stërvitjet e përbashkëta Koreja e Jugut dhe }ashingtoni kanë lansuar disa raketa në Detin e Japonisë.
Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar më vonë se një nga raketat e saj ka dështuar të ngrihet në lartësi dhe është përplasur. Ka njoftuar se kjo raketë ishte ndryshe nga ato të lansuara nga SHBA-ja.
Ushtria ka kërkuar falje për shqetësimet.
Banorët në Gangneung kanë thënë se kanë parë një dritë të madhe dhe kanë dëgjuar një shpërthim rreth orës 01:00 të mërkurën me kohë lokale.
Edhe
Seul: Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
Nuk kishin ditur se çfarë ka ndodhur për disa orë.
“Nuk mund të flejë pasi ndjehem i frikësuar”, ka thënë një jugkorean për faqen “Kang Won Ilbo”.