Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kontrollet për shkak të migrantëve kërcënojnë Shengenin

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të BE, të cilat janë vendosur në kohën e krizës së migracionit, jo vetëm që shkaktojnë dëme të pamatshme në ekonominë evropiane, por edhe vënë në pikëpyetje të ardhmen e Shengenit.

Një raport i Parlamentit Evropian thotë se një numër i madh i vendeve anëtare të BE-së kanë vazhduar të kontrollojnë kufijtë kombëtarë brenda Shengenit, e cila është e paligjshme.