Gjermania do të kryejë kontrolle më të rastësishme kufitare, për të dekurajuar imigrantët të lëvizin ilegalisht nëpër Bashkimin Evropian.
Pas këtij vendimi, më shumë oficerë policie do të dërgohen në zonat kufitare, në përpjekje për të goditur atë që njihet si ‘imigrimi sekondar”, apo lëvizja e paligjshme e imigrantëve joevropianë brenda vendeve anëtare të BE-së.
Kjo lëvizje, me qëllim që të sigurohen kufijtë e vendeve, ka ngjallur frikën se zona e Shengenit do të shuhet, transmeton KTV. Paraprakisht, Gjermania me qetësi i ka mbyllur dyert për kërkesat për azil dhe i ka përshpejtuar dëbimet.
Gjermania ka kufij tokësorë që përfshijnë më shumë se 2,500 kilometra. Suedia, Danimarka dhe Franca, gjithashtu, kanë shtuar kontrollet për personat që përpiqen të hyjnë në disa pika kufitare, pas ardhjes së më shumë se një milion refugjatëve në Evropë në 2015-n.