Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kontraste interesante ndërmjet Zelenskyt e Bidenit gjatë konferencës për media

Konferenca e përbashkët për shtyp e Joe Bidenit dhe Volodymyr Zelenskyt krijon një kontrast interesant.

Presidenti amerikan është i gjatë, i veshur me një kostum të kaltër-të errët, me një kravatë me vija me ngyrat e flamurit ukrainas, ndërkaq homologu i tij ukrainas është më i shkurtër, më i shëndoshë, i veshur vetëm me xhupin dhe pantallonat e tij ngjyrë ulliri - veshje me të cilën ai ka premtuar të qëndrojë derisa vendi i tij është në luftë.

Zelensky hyri në sallën e konferencave me një shprehje serioze në fytyrë, dhe e mbajti atë edhe gjatë fjalës hyrëse të Bidenit. Ai tundte kokën lehtë dhe herë pas here shikonte në të majtë për të bërë kontakt me sy me presidentin amerikan, raportoi BBC-ja.

Presidenti ukrainas bëri buzëqeshjen më të vogël kur Bideni tha se ai, por jo presidenti rus Vladimir Putin, ishin të hapur për të ndjekur paqen.

Zelensky është takuar të mërkurën për herë të parë me presidentin amerikan, Joe Biden, që kur ka nisur lufta në Ukrainë, më 24 shkurt.

Edhe Amerikanët s’e kursejnë as sot Zelenskyn për veshjen, çka i thanë? Botë Amerikanët s’e kursejnë as sot Zelenskyn për veshjen, çka i thanë?

Kjo është po ashtu hera e parë që Zelensky largohet nga Ukraina që atëherë.