Kongresisti republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme.
Sipas njoftimeve, kundërshtari i tij Harley Rouda, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka mposhtur atë me 50.7 për qind të votave.
Rohrabacher, përkrahës i presidentit Donald Trump, është i njohur për deklaratat e tij pro-ruse e pro-serbe, raporton Ksp.
Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje.
Para një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerë, ai i ka shkruar sekretarit të Jashtëm të SHBA-së Mike Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane të përkrahë zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh.
Edhe
Dhoma e Përfaqësuesve voton për të përmbysur tarifat e Trumpit ndaj Kanadasë
Kongresisti i ri nga Kalifornia, Harley Rouda, ka qenë përkrahës i republikanëve deri para dy vitesh.
Ndryshe, Rohrabacher ka qenë kongresist në tri dekadat e fundit.