Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kongresi miratoi reformën fiskale të premtuar nga Trump

Kongresi i SHBA-së miratoi sot përfundimisht uljen më të madhe të taksave që prej 31 vitesh, duke i ofruar presidentit Donald Trump reformën e parë të madhe të mandatit të tij, 11 muaj pas ardhjes në pushtet.

Dhoma e Përfaqësuesve, me maxhorancë republikane, rivotoi sot me 224 pro dhe 201 kundër në favor të reformës fiskale të presidentit.

Dhoma kishte miratuar dje tekstin përfundimtar, por Senati, gjatë mbrëmjes të së martës, ndryshoi në minutën e fundit disa nene për arsye teknike, duke detyruar Dhomën që ta rivotojë.

Dy dhomat do të miratojnë tekste rigorozisht identikë, ku asnjëri nuk ka përparësi ndaj tjetrit.