Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, do të zhvillojë një vizitë të lartë në Izrael të mërkurën, derisa ky shtet po përgatitet për t’i shtuar sulmet ndaj grupit të Hamasit, ka njoftuar Al Jazeera.
Vizita e Bidenit do të shënojë një mbështetje të rëndësishme të SHBA-së për aleatin kryesor në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Aktualisht, numri i të vdekurve nga pala izraelite ka arritur në 1.400 persona. Ndërsa, të paktën 71 persona në Gaza u vranë nga sulmet e Izraelit që nga mesnata e së martës.
“Bombardimet më të rënda ndodhën në tri zona në jug të Gazës... Shumë nga të vrarët janë familje që u evakuuan nga qyteti i Gazës dhe pjesa veriore e Rripit, sipas urdhrit të Izraelit”, ka njoftuar gazetari i Al Jazeera, Safeat Khalout.
-
Blinkeni vizitë në Lindjen e Mesme, për herë të 11-të që nga fillimi i luftës në Gazë
-
Bideni pritet të bisedojë me Netanyahun, fokusi te Irani
-
Mos e minoni marrëveshjen për armëpushim në Gaza, paralajmëron Bideni
-
Thirrje ndërkombëtare për armëpushim në Gaza mes frikës për zgjerim të luftës
-
Netanyahu takohet sot me Bidenin e Harrisin