Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës.
Në këtë burg mbahen më shumë se 1600 të burgosur. Rasti u izolua menjëherë në institutin e riedukimit të Koridhalos, si dhe ka filluar menjëherë dezinfektimi i ambienteve.
Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të ardhshme do të vendoset nëse do të vazhdojnë proceset gjyqësore në gjykatat e vendit ose jo.
Në çdo rast, do të funksionojë me personel sigurie, vetëm për rastet emergjente.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Greqi lejohet rihapja e disa bizneseve përkundër rasteve të shumta me koronavirus
-
Në Greqi regjistrohen rastet e para me variantin e ri të koronavirusit
-
3,316 raste me COVID-19 në Greqi, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë
-
Vendoset orë policore në Athinë dhe qytete tjera greke
-
Britania konfirmon raste me COVID-19 nga turistët që u kthyen nga Greqia