Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kompania e bananeve shpallet përgjegjëse për financimin e paramilitarëve në Kolumbi

Chiquita Brands International

Chiquita Brands International

Foto: Associated Press

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka bërë përgjegjëse kompaninë shumëkombëshe të frutave “Chiquita Brands International” për financimin e një grupi paraushtarak kolumbian.

Grupi, Forcat e Bashkuara të Vetë-Mbrojtjes së Kolumbisë (AUC), u shpall nga SHBA-ja një organizatë terroriste në atë kohë, raporton BBC.

AUC-ja raportohet se është e përfshirë në abuzime të gjera të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e njerëzve të cilët ishin nën dyshime për lidhje me rebelët e krahut të majtë.

Pas një çështjeje civile të ngritur nga tetë familje kolumbiane, të afërmit e të cilëve u vranë nga AUC-ja, Chiquita është urdhëruar të paguajë 38.3 milionë dollarë si dëmshpërblim për familjet.

Juria në këtë çështje, në një gjykatë federale në Florida, e shpalli Chiquitan përgjegjëse për vdekjen e gabuar të tetë burrave të vrarë nga AUC-ja.

Edhe Presidenti i Kolumbisë i quan “akt tiranie” sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës Botë Presidenti i Kolumbisë i quan “akt tiranie” sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës

Viktimat varionin nga sindikalistët deri tek punëtorët e bananeve.

Gjatë gjyqit të vitit 2007, u zbulua se Chiquita kishte bërë pagesa në vlerë prej më shumë se 1.7 milion dollarë në AUC në gjashtë vjet, nga 1997 deri në 2004.

Gjigandi i bananeve ka thënë se filloi të bënte pagesat pasi udhëheqësi i AUC-së në atë kohë, Carlos Castaño, la të kuptohej se stafi dhe pronat që i përkasin filialit të Chiquita-s në Kolumbi mund të dëmtoheshin nëse paratë nuk do të jepeshin.

Avokatët për Chiquita argumentuan se kompania nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante AUC-në për të mbrojtur punonjësit e saj kolumbianë nga dhuna.

Edhe Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele Botë Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele

Por paditësit argumentuan se kompania formoi "një aleancë me AUC-në" në një kohë kur Chiquita po zgjeronte praninë e saj në rajonet e kontrolluara nga AUC-ja.

Pagesat e rregullta vazhduan edhe pasi AUC-ja u shpall nga SHBA-ja si një organizatë e huaj terroriste në vitin 2001.