Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se ka marrë "raporte të besueshme" për disa raste ku forcat ruse përdorin bomba thërrmuese në zonat e populluara në Ukrainë, duke shtuar se përdorimi pa kriter i armëve të tilla mund të përbëjë krime lufte.
"Për shkak të efekteve të tyre në një zonë të gjerë, përdorimi i municioneve thërrmuese në zonat e populluara është i papajtueshëm me parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare", u tha gazetarëve zëdhënësja Liz Throssell, raporton skynews.
“I kujtojmë autoriteteve ruse se drejtimi i sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile, si dhe të ashtuquajturat bombardime zonale në qytete dhe fshatra dhe forma të tjera të sulmeve pa dallim, janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte”.
blob:https://news.sky.com/37c0517b-6adb-42de-99a9-3705aebdbf1c
-
AP: Ukraina ka përdorur armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë
-
Pas SHBA-së, edhe Gjermania ia lejon Ukrainës t’i përdorë armët e saj kundër Rusisë
-
“Bombat rrëshqitëse” ruse po rrënojnë qytetet ukrainase
-
SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase
-
OKB-ja thotë se ka dëshmi se krime lufte janë kryer edhe në Gaza, edhe në Izrael