Komandanti ukrainas Denys Prokopenko, tregon për luftime të ashpra brenda kompleksit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, raporton CNN.
Prokopenko është komandant i Regjimentit Azov që po qëndron brenda fabrikës së çelikut.
“Për dy ditë tash, armiku ka depërtuar në territorin e fabrikës. Ka luftime të ashpra të përgjakshme”, ka thënë ai. “Unë jam krenar me ushtarët e mi që po bëjnë një angazhim mbinjerëzor për të frenuar armikun. E falënderoj gjithë botën për përkrahjen e jashtëzakonshme për rezistencën në Mariupol. Situata është ekstremisht e vështirë, por do të vazhdojmë të mbrohemi”, ka thënë Prokopenko.
Fabrika Azovstal të mërkurën është përballë me bombardime të rënda.
Artikuj të ngjashëm
-
Heroizmi i pilotëve ukrainas për të furnizuar ushtarët në fabrikën Azovstal
-
Rusia vazhdon sulmet në përpjekje për ta marrë nën kontroll “Azovstalin”
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”
-
Lufta për mbijetesë në fabrikën e ferrit
-
Komandanti ukrainas brenda Azovstalit: Rusët shkelën premtimin, luftimet po vazhdojnë