Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kolorado bllokohet nga një stuhi bore

Bllokohet Kolorado, erërat deri në 129 kilometra në orë Kolorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është goditur nga një stuhi e fuqishme bore, duke bllokuar autostradat dhe linjat e fluturimeve.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se erërat kanë fryrë me shpejtësi deri në 129 kilometra në orë. Stuhia e borës në disa raste ka shkaktuar zero dukshmëri.

Kjo stuhi e borës pritet të qetësohet gjatë të enjtes. Ndërkaq në zonën e Denverit më shumë se 50 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike shkaku i stuhisë së fuqishme.

Artikuj të ngjashëm