Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kolapsi i pashpjegueshëm i “Zvicrës së Lindjes së Mesme”

Dikur krahasohej me shtetin helvetik, por Libani sot po përballet me krizë të ashpër. Ekonomia e saj po falimenton, përderisa energjia elektrike dhe kujdesi shëndetësor pothuajse nuk ofrohen fare në vend. Shteti ka dështuar krejtësisht para qytetarëve të vet

(Der Spiegel) – Në fillim nuk u duk si diçka me pasoja serioze, sikur ka ndodhur shpesh në Liban. Valid al-Manna, dy vjeç, ishte shumë i lodhur, por askush nuk befasohej për shkak të zhegut të madh të verës. Por pas dy orësh nuk po hante asgjë dhe ishte topitur.

Në mesditën e së dielës së javës së kaluar prindërit e dërguan te mjeku në lagjen “Kubba”, që ndodhet në qendër të qytetit libanez, Tripoli. Për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike, ishte qendra e fundit e mjekësisë familjare që po kujdestaronte në rrethinë. Mjeku iu tha se gjendja e njomakut ishte shumë serioze, mbase kishte pneumoni, dhe se duhet të çohej urgjentisht në spital. Dhe ai i njoftoi me keqardhje se nuk mund t’i jepte asnjë ilaç të duhur djaloshit pos një paracetamoli.