Kokaina me vlerë rruge gati 90 milionë euro është sekuestruar nga policia çeke të premten – pasi u dërgua gabimisht në supermarkete me kuti bananesh.
Punëtorët në dyqanet në të gjithë Republikën Çeke zbuluan drogën teksa shpaketonin arkat e frutave, të cilat mendohet se vinin nga Kolumbia, shkruan Independent.
Në total, rreth 839 kilogramë kilogram – me një vlerë prej 89 milionë eurosh – u gjet në paketimet e bananeve, ka thënë policia në vendin e Evropës Qendrore.
Punonjësit e supermarketeve në kryeqytetin Pragë, si dhe në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, raportuan fillimisht pakot e dyshimta, me policinë që dërgoi njësitë e qenve për të hetuar.
Prodhimi i kokainës është pothuajse në nivele rekord duke u dyfishuar midis viteve 2014 dhe 2019, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.
Kolumbia përbën shumicën dërrmuese të kësaj, shtoi organi i OKB-së në një raport të vitit 2021.
-
Punëtorët e marketit tronditen kur gjejnë kokainë mes bananeve në Danimarkë
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Autoritetet greke konfiskojnë 35 kilogramë kokainë të fshehur në kontejner bananesh
-
100 kg kokainë të fshehura në arkat e bananeve zbulohen në disa markete në Gjermani
-
Kapen 8.8 tonë drogë në Ekuador të fshehur në banane, kishte destinacion Belgjikën