Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Klimë e tensionuar në Mal të Zi gjatë festimeve të Krishtlindjes ortodokse

Ortodoksët malazezë të dy kishave rivale festuan vigjiljen e Krishtlindjes sot, në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga një ligj (për serbët) i diskutueshëm, që po prish marrëdhëniet me Serbinë fqinje.

Dy grupet e besimtarëve u mblodhën në Cetinë, ish-kryeqyteti mbretëror i vendit të vogël ballkanik, me rastin e ritit gjatë të cilit digjen degë lisi.

Forca të shumta policore u vendosën midis dy grupeve disa qindra metra larg-njëri-tjetrit.

Sipas policisë, rreth 800 besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, institucioni fetar kryesor i këtij vendi prej 620 000 banorësh, u mblodhën para manastirit të Cetinës.

Gati 400 përkrahës të Kishës së vogël të Malit të Zi, e papranuar nga bota ortodokse, festuan para kështjellës së Nikollës I, mbretit të fundit të Malit të Zi të pavarur.

Edhe Tensione në rritje në Mal të Zi Botë Tensione në rritje në Mal të Zi

Rivaliteti i tyre zgjat prej dekadash, por tensionet u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të një Ligji për lirinë e fesë.

Tema shtrihet përtej sferës fetare dhe prek çështjen e identitetit kombëtar të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Serbinë, me të cilën ka qenë i bashkuar për gati 90 vjet/ervo.