Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Klerikët dhe stafi i dioqezës katolike të Këlnit përdorën kompjuterët për pornografi

Kleriku dhe stafi i kryedioqezës së Këlnit u përpoqën të kërkonin pornografi në pajisjet e punës.

Sipas mediave gjermane, rreth 1,000 përpjekje për të shikuar faqe të ndaluara ishin regjistruar në sistem kur u kryen disa testime në sistemet e sigurisë së TI.

Dioqeza ka thënë se ishte “e njoftuar për vështirësinë e çështjes”, por nuk besonte se ishte kryer ndonjë krim.

Të shikuarit e pornografisë në kompjuterët e kryedioqezës është rreptësishtë e ndaluar, ashtu si qasja në materiale për drogë dhe dhunë, raportoi BBC. 

Kryedioqeza ka shtuar se testimet që u bënë nuk kishin për qëllim hetimin e sjelljes së stafit.

Edhe Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra Botë Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra

Raportimet vinë pas një serie skandalesh që kanë kapluar kryedioqezën, më të madhen në Gjermani me mbi dy milionë anëtarë.

Një raport i vitit 2021 gjeti se ka pasur më shumë se 200 abuzues dhe më shumë se 300 viktima – shumica nën 14 vjeç – në mes të viteve 1975 dhe 2018 në zonën e Këlnit.