Peshkopët katolikë të Polonisë kanë kritikuar fuqishëm një dioqezë lokale pasi ajo ka kërkuar nga një gjykatë që të përcaktojë nëse një burrë polak i cili ishte abuzuar seksualisht si fëmijë nga një prift, është homoseksual dhe nëse marrëdhënia seksuale mund të ketë qenë kënaqësi për të.Janusz Szymik, i cili tash është 48 vjeç, ishte një djalosh kur abuzimi filloi më 1980. Szymik paditi dioqezën e Bielsko-Zywiec vitin e kaluar.
Prifti pranoi abuzimin dhe Szymik tani po kërkon 760.000 dollarë si kompensim, raporton AP.
Dokumentet e publikuara në media zbuluan se kisha kërkonte një ekspert që të shikonte orientimin seksual të të abuzuarit dhe nëse ai “ishte i kënaqur për marrëdhënien intime” me priftin ose nëse ka përfituar të mira materiale nga marrëdhënia.
Szymik u shpreh i befasuar me kërkesën nga kisha.
“Më parë, ai shprehte dhimbje dhe pendesë dhe kërkonte falje, tani ai dëshiron të provojë... se unë jam homoseksual, se pedofilia më jepte kënaqësi, se gjithçka që ndodhi ishte në mënyrë vullnetare, se unë përfitova nga ajo”, ka thënë Szymik.
-
Papa kërkon falje publike për rastet e abuzimit
-
330 mijë fëmijë, viktima të abuzimit seksual nga Kisha në Francë
-
Abuzimet seksuale të klerikëve, dioqeza në Minnesota zgjidh çështjen me 21.5 milionë dollarë
-
Shërbyesi kishtar që refuzoi të heshtte për ngacmimet seksuale
-
Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve