Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kiribati dhe Vanuatu pranohen në Interpol

Kiribatu dhe Vanuatu janë pranuar në Interpol pas votimit të Asmablesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Ky njoftim është bërë në faqen e Interpolit në Twiiter. Me këto dy anëtarësime arrin në 194 numri i shteteve anëtare të Interpolit.

Ndryshe Kosova ka dështuar të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në raundin e dytë Kosova mori 68 për, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës iu kanë dashur 2/3 e votave të shteteve anëtare të pranishme në Asamble.