Botë

Kinezët vendosin në karantinë 50 milionë njerëz shkaku i koronavirusit

Numri i të prekurve me koronavirus në Kinë ka arritur në 9.692. Virusi është shpërndarë në 23 vende të botës, ndërkohë që 213 persona kanë vdekur.

Autoritetet kineze kanë organizuar karantinën më të madhe në botë, në të cilën aktualisht ndodhen 50 milion njerëz në Wuhan dhe 16 qytete të tjera më të vogla. Numri i të infektuarve po ritet dita ditës, raporton Fonet, transmeton Koha.net.

Sipas të dhënave të fundit në Kinë, Hongkong dhe Macao janë regjistruar 9.709 raste të të infektuarve, ndërkaq në Tajlandë janë evidentuar 19 raste me koronavirus.