Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina zotohet se do të luftojë deri në fund kundër pavarësisë së Tajvanit

Ministri kinez i mbrojtjes, Wei Fenghe, në samitin e sigurisë Shangri-La, më 12 qershor

Kina është zotuar të luftojë deri në fund për të parandaluar pavarësinë e Tajvanit, raportoi të dielën “Al Jazeera”.

Ky vend ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje e huaj në Tajvan, rezultat do ta ketë dështimin.

“Nëse dikush guxon të shkëputë Tajvanin nga Kina, ne do të luftojmë me çdo kusht dhe deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën”, tha ministri kinez i mbrojtjes, Wei Fenghe, në samitin e sigurisë Shangri-La të dielën.

Në një përgjigje ndaj sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, Fenghe ka thënë se askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë e forcave të armatosura kineze kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit të saj territorial.

"Disa shtet vazhdon të luajë kartën e Tajvanit kundër Kinës për të ndërhyrë në punët e brendshme. Askush nuk mund të ndalojë Kinën në rrugën e saj për ribashkim”, tha ai, duke shtuar se marrëdhëniet Kinë-SHBA nuk mund të përmirësohen nëse pala amerikane nuk e bën këtë.

Edhe Kina i thotë SHBA-së se “kurrë s’do të bëjë kompromis” për çështjen e Tajvanit Botë Kina i thotë SHBA-së se “kurrë s’do të bëjë kompromis” për çështjen e Tajvanit

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka akuzuar të shtunën Pekinin zyrtar për aktivitet ushtarak, të cilin ai e ka quajtur provokues dhe destabilizues, derisa ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë aleatëve të saj në Paqësorin Aziatik.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një vizite në Japoni muajin e kaluar ka deklaruar se Washingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht nëse sulmohet nga Kina.