Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina i thotë SHBA-së se “kurrë s’do të bëjë kompromis” për çështjen e Tajvanit

Kina ka thënë se “kurrë s’do të bëjë kompromis” për çështjen e Tajvanit, në bisedimet e para në nivel të ushtarak me SHBA-në që nga viti 2021, raporton “BBC”.

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që ta “ndalojë armatimin e Tajvanit” dhe t’i marrë shqetësimet e saja “shumë seriozisht”.

Kjo vjen vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në Tajvan, të cilat mund ta shtyjnë ishullin më tej – ose larg – nga Pekini.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, por ishulli e sheh veten të pavarur nga Kina.

“Kina shprehu gatishmërinë e saj për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme ushtarake me SHBA-në të mbështetur mbi parimin e barazisë dhe respektit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës.

Në deklaratë thuhet se SHBA-ja duhet t’i marrë “seriozisht” shqetësimet e Kinës, duke shtuar se Pekini “nuk do të bënte asnjë lëshim apo kompromis në lidhje me Tajvanin dhe do të kërkonte që pala amerikane ta respektojë parimin e një Kine, të ndalojë armatimin e Tajvanit, dhe të mos e mbështes pavarësinë e Tajvanit”.

Edhe Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij Botë Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij

Tajvani është pikë kyçe në betejën e Kinës dhe SHBA-së për supremacinë në Azi. Në vitin 2022, Kina refuzoi t’i rifillonte bisedimet në shenjë proteste pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht të vitit 2022.

Rifillimi i bisedimeve këtë javë, i pasoi një marrëveshjeje të arritur mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping gjatë takimit në nëntor. Bisedimet dyditore përfunduan në Washington të martën.