Ankara, 6 dhjetor - Kompania shtetërore e naftës, “Petro China”, ka zbuluar të hënën vonë në basenin Junggar i cili shtrihet në rajonin autonom Xinjiang Uygur, një fushë që është burim i madh i naftës.
Radioja Ndërkombëtare e Kinës thotë se rezervat e zbuluara me naftë, paraqesin një nga fushat më të mëdha të naftës në botë.
Zbulimi i fundit ka potencialin për një rezervë prej një miliard ton, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar gjeologun Tang Yong, i punësuar në kompaninë "Petro China".
Në dy vitet e fundit, "Petro China" prodhoi në këtë rajon 1.38 milionë ton naftë, ndërkohë që sipas planeve të saj, në periudhën 2016 – 2020 pritet të prodhohen 6 milionë ton të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kinë gjendet një fushë e madhe nafte
-
Kina zbulon minierën më të madhe të arit në histori me vlerë miliarda dollarë
-
“Dora e padukshme” që stabilizoi tregun e naftës, si Kina në heshtje e shpëtoi ekonominë botërore?
-
Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut
-
Kompanitë shtetërore kineze pezullojnë blerjen e naftës ruse