Kina të shtunën ka përfunduar ndërtimin e spitalit për COVID-19 me 1,500 dhoma, për pesë ditë, për të luftuar rritjen e numrit të të infektuarve.
Spitali është një nga gjashtë të tjerë me një total prej 6,500 dhoma që po ndërtohen në Nangong në provincën Hebei, ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua, transmeton AP. Të gjitha ato spitale pritet të kompletohen brenda javës së ardhshme.
Kina është përballur me numër në rritje të infeksioneve në Nangong dhe përgjatë Hebeit.
Të premten, në Kinë u regjistruar 130 raste të reja dhe 90 prej tyre ishin në Hebei.
Artikuj të ngjashëm
-
Për katër javë, 60 mijë njerëz në Kinë vdiqën nga COVID-19
-
Epidemiologët paralajmërojnë rritje të rasteve me COVID-19 në Kinë
-
OBSH-ja pretendon se spitalet në Kinë po mbushen gjithnjë e më shumë shkaku i COVID-19
-
Rritet numri i rasteve me COVID-10 në Pekin pas lehtësimit të masave
-
Kinës po i kthehet Covid-19