Kina ka ofruar thellim të bashkëpunimit në siguri me Hungarinë, duke nënvizuar lidhjet e ngrohta të Budapestit me Pekinin, raportoi të hënën “The Guardian”.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, është takuar të premten me ministrin e sigurisë publike të Kinës, Wang Xiaohong.
Në komentet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës “Xinhua” gjatë fundjavës, Wangu ka thënë se shpreson ta thellojë bashkëpunimin në fusha duke përfshirë kundër-terrorizmin, luftimin e krimeve transnacionale, sigurinë dhe ndërtimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit.
Synimi, sipas ministrit kinez, është për ta bërë zbatimin dhe bashkëpunimin e sigurisë në një pikë të re të marrëdhënieve dypalëshe.
Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s, mirëpo mban lidhje më të ngushta me Moskën se çdo anëtar tjetër i BE-së.
Në një deklaratë për takimin e së premtes me Wangun, një zëdhënës i Orbanit ka thënë se kryeministri ka deklaruar se "respekti po i mungon gjithnjë e më shumë diplomacisë ndërkombëtare, por ka mbetur mes Hungarisë dhe Kinës".
Edhe
Orbani kërkon ndryshimin e Bashkimit Evropian
Perspektiva e një bashkëpunimi më të madh të sigurisë midis Budapestit dhe Pekinit vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Hungarisë me aleatët e saj të BE-së dhe NATO-s janë në një pikë të ulët.
Së fundmi, Qeveria hungareze ka refuzuar të takohet me disa senatorë amerikanë.
-
Orban paralajmëron: BE-ja po shkon drejt “luftës së ftohtë ekonomike” me Kinën
-
Orbani u ka shkruar krerëve të BE-së për t'ua sqaruar vizitat e tij në Moskë e Pekin
-
“Misioni i paqes” për Ukrainën, pas Rusisë e Kinës Orbani viziton SHBA-në
-
Stoltenberg thotë se Hungaria u pajtua të mos e bllokojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën